Sveçla zbulon emrin e policit që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët në Zllakuqan

17:03 | 09 Maj 2024
svecla-zbulon-emrin-e-policit-qe-u-plagos-gjate-shkembimit-te-zjarrit-me-hajdutet-ne-zllakuqan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë, u plagos një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai ka zbuluar se zyrtari në fjalë është Januz Veselaj.

Sveçla ka bërë me dije se i njëjti pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi.

“Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij. Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë”, ka shkruar Sveçla.

Komento: