Sveçla zbulon se si u sulmuan me armë gjatë testimit për patrullim në liqenin e Ujmanit

23:30 | 08 Shtator 2022

Sveçla ka treguar se dy javë më parë është sulmuar nga gjatë testimit për patrullim në liqenin e Ujmanit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga sot Policia e Kosovës do të patrullojë nëpër liqenin e Ujmanit.

Sveçla në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tregoi se gjatë testimit, rreth dy javë më parë janë sulmuar nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit.

“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojsheme që t’I evitojmë raste të tilla”, tha Svecla.

Tutje, ai tha se Policia e Kosovës tanimë është më e përgatitur për patrullimin në këtë pikë kufitare.
“Policia tashmë është më e përgatitur më mirë. Kemi një numër modest barkash, mjaftueshëm për kontrollim për në fillim”, tha ai.

Komento: