S”votohet Projektligji për Dhomën e Posaçme të Supremes, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

S”votohet Projektligji për Dhomën e Posaçme të Supremes, kjo është arsyeja

13:46 | 15 Prill 2019

Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit nuk është votuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Në mungesë të kuorumit, nuk është votuar në shqyrtim të dytë, Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha ka kërkuar që të votohet një projektligj i tillë i cili do e bënte funksionale këtë dhomë, e cila nuk punon që nga qershori i vitit të kaluar.

“Janë 22 mijë lëndë të pazgjidhura dhe janë para të punëtorëve që presin 22 për qindëshin e ndërmarrjeve të privatizuara. Është e rëndësishëm që kjo çështje të mos shihet si çështje private sepse kjo mundëson rekrutimin e gjyqtarëve tanë të kësaj dhome. Puna që është bërë në këtë komision e përshëndes dhe ftoj që ta miratojmë që ti hapim rrugë funksionalizimit të kësaj dhome”, tha Tahiri.

Kurse, deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi tha se para votimit në tërësi të projektligjit duhet të lexohen amendamentet një nga një sepse kjo ka të bëj me fatin dhe jetën e njerëzve.

Në mungesë të votave të deputetët në seancën plenare që po mbahet sot nuk kanë kaluar një sërë ligjesh

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!