Syla kritika të ashpra VV-së: Është mbyllur hermetikisht, po bën hajgare me një shoqëri

23:47 | 23 Janar 2021

Syla thotë se VV është mbyllur hermetikisht.

Gazetari Valon Syla flet në Pressing për zhvillimet aktuale në vend që lidhen me vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e disa subjekteve politike dhe listave zgjedhore.

“E shohim Vetëvendosjen që të gjitha studiot i shtin me fol për këtë punë por në anën tjetër nuk shkon vetë në asnjë studio’, thotë Syla në Pressing.

“Vetëvendosje pothuajse është mbyllur hermetikisht dhe po bën hajgare me një shoqëri. Në anën tjetër nuk del me fol, me komunikata të stilit nacional-socialist i sulmon të gjitha institucionet dhe të gjitha vendimet që janë marrë në formën më demokratike”, theksoi Syla.

“Ajo që fshehët pas kësaj….mendoj se Vetëvendosje është e vetëdijshme që prapa të gjitha institucioneve gjyqësore që i kemi ne në Kosovë është një investim i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe USAID. Kurti gjithmonë ka pasur problem që t’i sulmojë këta zyrtarë dhe po këtë relacion’, thotë Syla.

Komento: