Syla pret në takim atashetë e Mbrojtjes, i vlerëson për angazhimin e tyre në përfaqësimin e FSK-së

18:43 | 03 Tetor 2024
syla-pret-ne-takim-atashete-e-mbrojtjes,-i-vlereson-per-angazhimin-e-tyre-ne-perfaqesimin-e-fsk-se

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtarë “FSK dhe Partnerët 2024”, priti në takim atashetë e ministrisë së Mbrojtjes.

Në këtë takim, Syla vlerësoi lart punën dhe angazhimin e tyre në përfaqësimin e FSK-së dhe Kosovës, në vendet ku ata janë të atashuar.

Gjithashtu, zëvendësministri ofroi përkrahjen e tij dhe të ministrisë së Mbrojtjes në zgjidhjen e sfidave të mundshme, me të cilat ata ballafaqohen gjatë shërbimit të tyre.

“Ishte vlerësim i përbashkët së konferenca “FSK dhe Partnerët 2024” ishte një sukses i përbashkët i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën për media.

Komento: