Syla thotë se të gjithë u bënë Vetëvendosje e madhe: PDK e vetmja në opozitë

19:50 | 14 Mars 2021

Syla thotë se të gjithë u bënë Vetëvendosje e Madhe.

Gazetari Valon Syla i ka parë zgjedhjet në LDK si formë për bashkëngjitje të VV-së në legjislaturën e ardhshme.

Syla, me anë të ‘Facebook’-ut, ka përmendur edhe AAK-në, të cilët sipas tij po tentojnë të bashkëpunojnë me Kurtin për postin e presidentit.

Sipas tij, i vetmi subjekt politik në opozitë do mbetet PDK-ja.

Postimi i plotë:

Krejtë kapërcynë në VV, direkt dhe indirekt. Zgjedhjet në LDK treguan se ma përpara po llogaritet ti bashkohen Albin Kurtit se sa ti bëjnë opozitë…

AAK poe’ kërkon Presidentin në mënyrat e tyre, që ofrojnë poashtu një bashkëpunim nëse Kurti e do… Por, një gjë është e qartë tash e tutje, që PDK po mbet e vetmja në opozitë.

A po bëhemi të gjithë një Vetëvendosje e Madhe?

LDK shkoj… te kqyrim.

Komento: