Sylë Hoxha: Në mesin e të prangosurve në veri ka eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës

14:25 | 28 May 2019

Ka përfunduar aksioni i policisë në veri ku janë prangosur disa persona.

Prokurori Special, Sylë Hoxha ka thënë se për një periudhë kohorë Prokuroria Speciale ka dëgjuar edhe një numër të konsiderueshëm të dëshmitarëve dhe i ka grumbulluar faktet për veprat penale.

“Prokuroria Speciale pasi i grumbulloi provat ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për kontroll nëpër shtëpitë dhe lokalet përcjellëse për të gjithë këta të dyshuar”, ka deklaruar Hoxha, raporton lajmi.

Ai ka theksuar se në mesin e të prangosurve ka edhe zyrtarë shtetërorë.

“Në mesin e tyre kemi eprorë dhe zyrtarë të policisë së Kosovës, pjesëtarë të nacionalitet serbë, shqiptarë e boshnjakë, të dyshuar për kontrabandë dhe vepra tjera penale”, ka thënë ai.

Hoxha ka shtuar se gjatë aksionit ka pas edhe vështirësi, me ç’rast janë lënduar edhe disa policë e qytetarë.

Komento: