Sylë Tahirsylaj tregon se a do të përfshihet Kosova nga i nxehti afrikan

17:27 | 27 June 2019

A do të përfshihet Kosova nga i nxehti afrikan, flet Sylë Tahirsylaj.

Temperaturat këtë javë do të arrijnë deri në 34 gradë, ka thënë njohësi i hidrometeorologjisë, Sylë Tahirsylaj, për Gazetën Blic.

Ai ka thënë se deri javën e ardhshme nuk do të ketë reshje atmosferike, ngase do të vijnë disa masa ajrore nga Afrika Veriore.

“Vendi ynë do të vazhdoje të jetë nën ndikim e masave ajrore që vijnë nga pjesa verilindore e rajonit, me një shkallë të lartë të lagështisë, dhe moti ka qenë i ndryshueshëm. Prej ditës së djeshme deri javën e ardhshme nuk do të kemi reshje atmosferike, ngase do të vijnë disa masa ajrore nga Afrika“ , tha Tahirsylaj.

Ndërsa temperaturat minimale në vendin tonë pritet të sillen prej 15 deri 17 gradë.“ Fusha e shtypjes është me rëndësi të veçantë për stabilizimin e atmosferës dhe është në kondikta normale” deklaroi ai.

Ai ndër të tjera tha se do të ketë erë me shpejtësi 1 deri 7 m/s në drejtim të jugut dhe jugperëndimit.

Kjo situatë sinoptike është e favorshme për florën dhe faunën dhe është me rëndësi të veçantë për kryerjen e të gjitha veprimtarive tjera. Ndërsa ata që dëshirojnë të merren me turizëm malor dhe atë detar, kjo javë është kohë e përshtatshme për ta.

Komento: