Sylejman Selimi e pret në konak kryeministrin Haradinajn

19:54 | 27 Janar 2019

Pas lirimit nga burgu,Sylejman Selimin ka pasur shumë vizitorë në konakun e tij.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin, pas lirimit me kusht pas pesë vjetëve qëndrimi në burg.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Selimi ka luftuar për të vërtetën e popullit të tij.

“Gjeneral Sylejman Selimi bëri luftën dhe paqen për të vërtetën e popullit të tij. I lumtur që njëri nga dalzotësit e të drejtës së shqiptarëve për të jetuar të lirë në tokën e tyre, iu rikthye familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: