Sylejman Selimi i ka shkuar në ‘konak’ liderit të LDK-së, Isa Mustafës.
Në shtëpinë e të parit të LDK’së, Isa Mustafës sot gjatës ditës kanë qëndruar ish’komandanti i UCK’së, Sylejman Selimi dhe deputeti Anton Quni.
Mustafa ka shkruar në Facebook, se Selimi është interesuar për shëndetin e tij, ndërkaq, i pari i LDK’së, tha se i ka shprehur gëzim për lirim nga burgu Selimit.
“Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës”, ka shkruar ai.