Sylejman Selimi intervistohet nga Gjykata Speciale

12:27 | 06 Shkurt 2019

Gjykata Speciale po vazhdon me intervistimin e drejtuesve të UÇK-së.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi ka dhënë sot deklaratë për Gjykatën Speciale në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur, avokati i Selimit, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook.

Më poshtë postimi i Gashit pa ndërhyrje:

KOMANDANTI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së GJENERAL SYLEJMAN SELIMI I FTUAR NGA GJYKATA SPECIALE SOT KA DHANË DEKLARATËN E TIJ NË PRISHTINË

Sot më 06.02.2019 ne avokatët e tij Tomë GASHI dhe Gregor Guy SMITH, ju ftojm në Konferencë për media në oren 14.00h, në zyren tonë në Prishtinë,
Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 ( mbi Kino ABC), që të ju njoftojm lidhur me këtë çështje.

Komento: