Sylejman Selimi merr ofertë nga Haradinaj, për këtë post në Qeveri

22:30 | 01 Shkurt 2019

Duket se Sylejman Selimi do të bëhet pjesë e Qeverisë aktule të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka ofruar postin e këshilltarit gjeneralit, Sylejman Selimit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se do të fillojë punën si këshilltar në Qeveri nga java e ardhshme.

Pikërisht gjatë ditës së sotme, Haradinaj e ka pritur në zyren e tij gjeneralin, në të cilin takim mbase i është propozuar kjo detyrë.

Sot është bërë pikërisht një javë që nga lirimi i Selimit nga burgu i Dubravës, lirim i cili është përshëndetur nga të gjitha partitë e liderët politikë në vend.

Komento: