Sylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

19:57 | 10 Dhjetor 2025

Shqipëria po jeton një moment historik dhe në vend sundon entuziazmi. Pas rezultateve të mira dhe arritjes për herë të parë në një play-off Botërori, kuqezinjtë besojnë se ëndrra e një kualifikimi është më pranë se kurrë.

Vetë trajneri Sylvinho, i cili prej tre vitesh drejton Kombëtaren, ka treguar në një intervistë për Gianluca di Marzio se si po përjeton këtë periudhë të artë.

“Pas tre pikëve në Serbi çdo gjë ndryshoi. Kur u kthyem në Shqipëri na pritën me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Jemi të lumtur që po e çojmë Shqipërinë në një dimension tjetër — jo vetëm si vend me bukuri natyrore, por edhe si vend futbolli,” – tha ai për gianlucadimarzio.com.

Sylvinho thekson se pas këtij suksesi qëndron punë e gjatë dhe përkushtim: “Është një kënaqësi e madhe të drejtoj këtë Kombëtare. Kam pasion për vendin dhe njerëzit. Kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe lojtarët meritojnë çdo kompliment. Playoff-i i Botërorit është një arritje madhore, por duhet të përgatitemi mirë për sfidat e marsit.”

Komento: