Synimet për rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami: Për kë po punon Qeveria/ZRrE, a po lulëzon mafia energjetike

19:08 | 24 March 2025
synimet-per-rritjen-e-cmimit-te-rrymes,-bajrami:-per-ke-po-punon-qeveria/zrre,-a-po-lulezon-mafia-energjetike

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike po synon rritjen e çmimit të rrymës.

Së fundmi Ymer Fejzullahu nga ZRrE, i është drejtuar qytetarëve me “gjejeni rrymën më lirë dhe blijeni”.

Këtë deklaratë Bajrami e ka quajtur tallje me qytetarët , duke shtruar pyetje se apo tallet Qeveria/ZRrE me qytetarët, si dhe apo lulëzon mafia energjetike në Kosovë.

“KEK-u, që është ndërmarrje publike ia shet KESCO-s energjinë me çmim 29.5 euro/MWh, ndërsa çmimi i energjisë në bursën HUPX për nesër asnjë orë nuk bie nën 100 euro/MWh, e ata që më së miri i dinë këto, po tallen me qytetarët sot e çdo ditë. E derisa ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk kanë nxjerrë asnjë zë për çështjen që do të prekë xhepin e secilit dhe do ta dëmtojë rëndë ekonominë e vendit tonë. Me të vërtetë është tallje me qytetarët deklarata e kryetarit të Bordit të ZRRE-së, sepse është pikërisht çmimi i energjisë elektrike ai me të cilin qytetarët dhe bizneset nuk po pajtohen. E kryetari i Bordit të ZRRE-së paska thënë: “Gjejeni rrymën vetë me lirë dhe blejeni” Por, pyetja është: Ku mund të gjindet më lirë?”.

Komento:
loading