Szczesny u kontrollua menjëherë pasi u dyshua për probleme me zemër: Gjithçka është mirë

22:35 | 13 April 2023

U dyshua për probleme me zemër, Szczesny kontrollohet menjëherë: Gjithçka është mirë.

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Sportingut, e vlefshme për çerekfinalen e parë të UEFA Europa League.

Ai mbante me dorë gjoksin e tij dhe u mendua se kishte probleme me zemër. Që në të vërtetë ai u shqetësua për këtë fakt dhe kërkoi zëvendësim, shkruan Lajmi.net

Por, pasi polaku u largua nga fusha shkoi drejt e në qendrën mjekësore në stadium dhe bëri disa kontrolle.

“Ai është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar”, shkruhet në mediat italiane.

Komento: