Szoboszlai deklarohet si lojtar i Liverpoolit: Një klub historik, mezi pres të filloj.
Dominik Szoboszlai, është deklaruar për herë të parë si lojtar i Liverpoolit, duke thënë se mezi pret të filloj këtë aventurë në “Anfield”.
Szoboszlai kaloi nga Leipzigu te Liverpooli për 70 milionë euro, pasi klubi anglez aktivizoi klauzolën që ishte e vlefshme deri më 30 qershor.
Hungarezi është shprehur i lumtur me këtë transferim, teksa tregoi se është krenar që zbarkon në një klub historik.
“Është vërtet shumë mirë. I kam shijuar ditët e fundit dhe mezi pres t’i njoh të gjithë më mirë”, u shpreh hungarezi.
“Tre apo katër ditët e fundit shkuan shumë; nuk ishte aq e lehtë. Por në fund jam këtu, jam i lumtur dhe mezi pres të filloj”.
“Një klub vërtet historik, lojtarë vërtet të mirë, trajner i mirë, gjithçka është mirë. Për mua ishte perfekte të bëja hapin tjetër në një klub si ky. Tifozët, stadiumi, gjithçka është shumë mirë”.