Szunyog: BE-ja, e gatshme të vendosë misionin e vëzhgimit në zgjedhjet lokale në Kosovë

19:09 | 25 Maj 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka zhvilluar sot një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi, Szunyog ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë një mision të trajnuar tërësisht për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Kosovë gjatë vjeshtës së këtij viti.

“Kishim një diskutim të frytshëm me presidenten Vjosa Osmani sot rreth zgjedhjeve. BE-ja është e gatshme të vendosë Misionin e trajnuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme komunale, me kusht që situata me pandeminë COVID-19 të përmirësohet më tej”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

Komento: