Szunyog e Haxhiu flasin për barazinë gjinore e reformat në drejtësi

19:33 | 12 Mars 2024
szunyog-e-haxhiu-flasin-per-barazine-gjinore-e-reformat-ne-drejtesi

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Ambasadori Tomáš Szunyog, dhe Mministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu kanë zhvilluar një takim sot ku kanë diskutuar për prioritetet e Ministrisë dhe agjendën legjislative.

Ambasadori Szunyog ka treguar se në këtë takim është folur edhe për Kodin e ri civil, barazinë gjinore e reformat në drejtësi.

“Theksova rëndësinë e zbatimit të Deklaratës së Përbashkët të Angazhimit për reformat në drejtësi dhe të rekomandimeve nga Raporti Vjetor 2023 (1/2).

“Vlerësova përfshirjen personale të ministres në çështjet që lidhen me dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje. Ne diskutuam gjithashtu se si mund të miratohet një Kod i ri Civil, i cili do të siguronte të drejta të barabarta civile, do të rregullonte çështjet e pronës dhe trashëgimisë dhe do të avanconte barazinë gjinore”, ka shkruar Szunyog në platformën X.

Komento: