Szunyog: Moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit lë pasoja

14:35 | 15 May 2023

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit pa vendosur kushte, sipas tij, mos implementimi i saj do të ketë pasoja për palët.

“Me këtë marrëveshje Kosova është zotuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit. Serbia gjithashtu duhet t’i përmbush detyrimet e veta. Presim që nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombetare dhe t’i njeh dokumentet e Kosovës që kanë hyrë në fuqi me deklaratën e Borrell më 18 Mars”, tha Szunyog në një tryezë në Mitrovicë me temë “Implementimi i planit franko-gjerman”.

Në Bruksel sot pak pas orës 09:00 ka pasur takim ndërmjet drejtorit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Petkoviç dhe Lajçak u takuan në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) përpara raundit të ri të dialogut.

Temë e këtij në Bruksel të jetë formimi i Asociacioni i Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

Gjatë ditës së djeshme, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që i zhvilloi gjatë kësaj jave në Kosovë dhe në Serbi lidhur me procesin e negociatave.

Përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, Lajçak ka thënë se fokus i plotë për normalizimin e raporteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit.

Komento: