Szunyog: Ndalimi i dinarit ka prekur rëndë serbët në Kosovë, të gjendet urgjentisht zgjidhje

08:33 | 16 Mars 2024
szunyog:-ndalimi-i-dinarit-ka-prekur-rende-serbet-ne-kosove,-te-gjendet-urgjentisht-zgjidhje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomaš Szunyog, ka thënë se vendimi i Bankës Qendrore në Kosovë për ndalimin e përdorimit të dinarit ka ndikuar seriozisht te serbët në Kosovë dhe shtoi se një çështje e tillë duhet të zgjidhet urgjentisht përmes dialogut.

“Ky vendim, krahas çështjeve të tjera të kahershme, ka prekur rëndë popullatën serbe të Kosovës dhe komunitetet tjera në mbarë Kosovën dhe ka penguar ofrimin e shërbimeve bazë. Çështje të tilla duhet të zgjidhen urgjentisht në kuadër të dialogut në interes të të dy popujve”, ka shkruar Szunyog në rrjetin social X, transmeton FrontOnline.

Komento: