Szunyog takon Haxhiun: Sundimi i ligjit, fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së

18:03 | 08 Maj 2024
szunyog-takon-haxhiun:-sundimi-i-ligjit,-fushe-kyce-ne-rrugen-e-kosoves-drejt-be-se

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Gjatë këtij takimi, u diskutua bashkëpunimi i Kosovës me BE-në në fushën e sundimit të ligjit.

Szunyog, tha se kjo është një fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Theksoi nevojën që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma, veçanërisht në dritën e përgatitjes së Raportit të ardhshëm Vjetor”, ka shkruar ai në X.

Komento: