Szunyog uron Zogajn për rizgjedhjen në krye të KGjK-së: BE-ja do të vazhdojë të mbështesë sundimin e ligjit

19:45 | 04 Korrik 2024
szunyog-uron-zogajn-per-rizgjedhjen-ne-krye-te-kgjk-se:-be-ja-do-te-vazhdoje-te-mbeshtese-sundimin-e-ligjit

Me 10 vota për dhe 1 abstenim, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) sot e kanë rizgjedhur Albert Zogajn për kryesues të këtij institucioni.

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka uruar Zogajn për pozitën e re, duke thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Urime Albert Zogajt për rizgjedhjen në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”.

“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Szunyog.

Komento: