Szunyog vizitoi veriun: Kosova dhe Serbia të kenë angazhim të sinqertë në dialog

17:17 | 16 Korrik 2024
szunyog-vizitoi-veriun:-kosova-dhe-serbia-te-kene-angazhim-te-sinqerte-ne-dialog

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se sot ka qenë për vizitë në veri të vendit.

Në platformën X, ai ka theksuar se aty pati  takime me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

“Duke i falënderuar për bashkëpunimin, shpreha nevojën që Kosova dhe Serbia të kenë angazhim të sinqertë në dialog”, ka shkruar Szunyog.

Komento: