Ta urojmë 8 Marsin, duke ndihmuar Kaltrinën

16:06 | 08 March 2019

Ditën më të lumtur të gruas, 8 Marsin, do të donte ta festonte sot edhe Kaltrina Dakaj – Haxhijaj, nënë e dy fëmijëve 1 dhe 3 vjeçar.

Ndjenjën që kemi ne femrat, nënat dhe gratë sot, do të donte ta përjetonte edhe Kaltrina, e cila në vend të festimit të ditës më të lumtur për gratë, ajo po përballet me sfidën e jetës.

Kaltrina, shoqja, nëna dhe gruaja e dy fëmijëve, prej disa muajsh po vuan nga diagnostifikimi me sëmundjen e Leukemisë Acute, ku po trajtohet në Stamboll.

Fazën e parë e ka kaluar me sukses, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, familjes dhe të afërmve.

Tashmë është në fazën e transplantit të palcës kurrizore, e cila kushton 65.000 Euro, shpenzime këto të papërballueshme për familjen.

Krahas dhuratës për gratë dhe nënat tona, të ndajmë diçka edhe për Kaltrinën!

SMS në Vala me numër: 55344 me tekst: Kaltrina

Numri i xhirollogarisë: Raiffeisen Bank 1506021001434277 Labinot Dakaj, vëllai i Kaltrinës

Swift Code: RBKOXKPRXXX

Iban nr: XK05 1506021001434277

Komento: