Tahiri (AAK): Na patën lodh “krejt dhe drejt” e sot s’vijnë për debate

13:38 | 24 October 2024
tahiri-(aak):-na-paten-lodh-“krejt-dhe-drejt”-e-sot-s’vijne-per-debate

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë dhe deputetët e VV-së për mospjesëmarrje në debate të thirrura nga opozita.

Tahiri tha se debati i sotëm në lidhje me skandalet në KEK, është i katërti me radhë e në të cilin nuk po merr pjesë mazhoranca.

“Po ua rikujtoj që sot është debati i katërt që opozita e ka thirr e që fton kuvendin e Kosovës si institucionin kryesor në vend të debatojë për tema dhe skandale të cilat së paku meritojnë një përgjigje nga ata që fituan 50 për qind e na patën lodh “krejt dhe drejt”. E patën lodh një popull sa të mirë e të mençur janë e të pastër poashtu, e sot thatë këtu, e thatë këtu. As nuk janë kolegët deputetë të shumicës e as nuk është asnjëri i qeverisë për të thënë një fjalë, me e mbrojtë apo me e kundërshtuar një temë që tanimë është skandal  jo vetëm për rendin dhe ligjin por skandal publik që meriton një përgjigje”, u shpreh Tahiri.

Komento: