Tahiri: Anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë do të ishte veprimi më i arsyeshëm

12:27 | 16 April 2025
tahiri:-anulimi-i-vendimit-per-rritjen-e-cmimit-te-energjise-do-te-ishte-veprimi-me-i-arsyeshem

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë thirrje bordit të ZRrE që ta anulojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike.

 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri tha se “Bordi duhet të reflektojë mbi gjendjen sociale në vend dhe vendimet t’i marrë në përputhje me rrethanat aktuale, jo me aspirata të tjera”.

 

 

Postimi i plotë:

Bordi i ZRRE-së përfaqëson interesin qytetar, pasi buron nga vota e deputetëve me legjitimitet popullor. Sot, Bordi duhet të reflektojë mbi gjendjen sociale në vend dhe vendimet t’i marrë në përputhje me rrethanat aktuale, jo me aspirata të tjera.

Anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë do të ishte veprimi më i arsyeshëm.

Përndryshe, zgjimi qytetar — jo politik, por në mbrojtje të interesit publik — është shenjë shprese se ky vend ka shpresë.

Komento: