Tahiri: Deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin për ish-krerëve të UÇK-së në përfundim e sipër

11:56 | 28 Shtator 2026

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha se po shkruhet deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tahiri tha se sot përfaqësuesit e partive politike u mblodhën në Kuvend për të diskutuar për tekstin e kësaj deklarate.

“Diskutuam draftin, preambulën, pikat kryesore. Deklarata është në përfundim e sipër dhe shpresoj që vjen në Kuvend”, tha ai.

Tahiri tha se aty “s’pati kundërshtime. Pati debat. Pati qëndrime për tema, për pika”.

“Për shembull, dikush është ithar i një shkrimi të gjatë, dikush i një shkrimi të shkurtër”, tha ai.

“Kjo deklaratë, sado që dikujt mund t’i duket si një deklaratë politike pa efekte juridike, deklarata e sotme është mesazh i rëndësishëm, për të mos thënë”, tha Tahiri.

Komento: