Tahiri: Dekreti i Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është akt i drejtë kushtetues

10:25 | 06 Mars 2026
tahiri:-dekreti-i-presidentes-osmani-per-shperndarjen-e-kuvendit-eshte-akt-i-drejte-kushtetues

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri ka reaguar për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar atë si një akt të drejtë dhe të domosdoshëm kushtetues.

Në një postim, Tahiri ka theksuar se zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual, dhe ky afat ka kaluar mbrëmë. Ai ka shpjeguar se mosrespektimi i këtij afati nga deputetët shkakton humbjen e mandatit të tyre dhe rikthimin e tij te sovrani, i cili vendos për zgjedhjen e re të deputetëve.

Tahiri ka vënë në dukje se zgjedhja e Presidentit kërkon konsensus politik dhe 80 vota në Kuvend, duke theksuar se mosveprimi i deputetëve rrezikon funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve dhe mund të dëmtojë sistemin ligjor dhe kushtetues të vendit.

Komento: