Tahiri: E papranueshme sjellja e Kurtit, si me qenë monark

13:06 | 30 Tetor 2023
tahiri:-e-papranueshme-sjellja-e-kurtit,-si-me-qene-monark

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se e shohin të rëndësishëm raportimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti para Kuvendit, për atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel.

Ai është shprehur se është e papranueshme sjellja e Kurtit,, siç u shpreh ai, si me qenë monark.

“Si Grup Parlamentar e shohim tepër të rëndësishëm raportimin e Kryeministrit Kurtit para Kuvendit për atë çka ka ndodh në në Bruksel, është e papranueshme një sjelle si me qenë monark e kryeministrit, ne jetojmë në demokraci parlamentare, jo në mbretëri, andaj ky raportim është i domosdoshëm, jo vetëm me tregu transparencën, por njëkohësisht edhe me dhënë llogari në Kuvend”, është shprehur ai.

Komento: