“Veriu nuk mbrohet nga zyra e qeverise”, i tha ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, kryeministrit Albin Kurti pas zhvillimeve të fundit në veri.
Tahir i ka quajtur shqetësuese tensionet në veri të Kosovës derisa kryeministrit Kurti i ka bërë thirrje për guxim e transparencë në raport me këto tensione.
“Veriu nuk mbrohet nga zyra e qeverise, pa vizion, pa strategji, pa transparence, pa guxim…tensionet atje jane shqetesuese!”, shkroi Tahiri në Facebook.
Policia e Kosovës ka dal me një deklaratë lidhur me raportimet për incidentet në Veri. Nga policia thonë se janë regjistruar disa incidente, por nuk është raportuar për lëndime.