Tahiri pas vizitës në KE: Kosova një tregim i suksesshëm.
Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë përmbyllur sot vizitën historike në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo vizitë është historike sepse për herë të parë u dëgjua zëri i Kosovës, njofton Klankosova.
“Qytetarë të dashur të Kosovës, sot po e përmbyllim një vizitë historike në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës. Është historike, për shkak se për herë të parë u dëgjua zëri ynë. Për shkak se për herë të parë ishim të barabartë. Për shkak se krijuam argumente që rrugëtimi ynë, i historisë së Kosovës, që nga lufta çlirimtare, pavarësia e deri te provizionet tona në funksion të drejtave të njeriut janë unike”, ka shkruar Tahiri.