Besnik Tahiri: Sot kryeministri do të duhej të raportonte në Parlament për gjendjen në veri.
Deputeti i i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar të gjithë kolegët e tij deputetë për, siç tha ai, joseriozitet pas zhvillimeve në veri të vendit.
Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë që të merren masa urgjente për situatën në veri të Kosovës,
“Si deputetë nuk jemi seriozë, nuk jemi duke e trajtuar gjendjen e jashtëzakonshme me asnjë seriozitet. Për AAK-në, nevoja për masa urgjente është të merret për sigurinë në vend. Sot kryeministri do duhej të raportojë këtu për partneritetin me SHBA-në. Kam një pyetje për deputetët e VV-së: A është dashtë Kryeministri Kurti sot me ardhë me na tregu, se si është situata në veri të Kosovës? Unë jam i habitur me qasjen e Kurtit”, tha Tahiri.
Tahiri ka folur edhe për krizën energjetike ku ka fajësuar Qeverinë për gjendjen në këtë sektor. Sipas Tahirit, veprimet e Qeverisë Kurti në lidhje me këtë çështje janë simbolike.
“Kërkesa për marrjen e masave emergjente, tash e gjashtë herë na tregon disa tregues. E para ka të bëjë me një pyetje hipotetike: A është ka dëshiron Qeveria që 20 muaj të mbaj gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht, gjashtë herë radhazi të marë masa për këtë. Si është e mundur që për komisionin përkatës , Qeveria përmes Ministrisë të mos jep asnjë analizë, për gjendjen e energjisë elektrike. Kjo gjendje është duke u keqësuar dhe veprimet e Qeverisë janë simbolike”, përfundoi Tahiri.