Tahiri i bindur: Kurti ka krijuar organizatën “Syri i Popullit”

16:25 | 03 Shkurt 2020

Pas pauzës ka vazhduar seanca e Kuvendit ku pritet votimi i qeverisë Kurti.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se i nominuari për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti nuk e njeh luftën çlirimtare të Kosovës.

“Kemi kandidat njeriun që krejt jetën e vet nuk ka vënë një tullë të vetme për ndërtimin e kohezionit politik përveç linçimit. Njeriu që ka krijuar organizatën terr’oriste “Syri i Popullit”, ka thënë Tahiri.

“Këta linçuan çdo politikan. Planifikuan t’i eliminonin krerët e shtetit edhe ish Kryeministrin Mustafa – sot partner të koalicionit. Dikur e quante argat i Serbisë. Komunikimi i këtij mashtruesi kurrë s’ka pasur përputhje me veprimet konkrete”.

Tahiri është shprehur se kjo qeveri dhe ky koalicion është i pazareve.

“Këta ministra nuk janë rezultat i programit por në politikë për ego private. Është koalicion i territ, sepse na lënë në terr që nga 6 tetori. Transparenca i frikëson, nuk kanë guximin ta publikojnë programin”.

Komento: