Tahiri i drejtohet Kurtit: Mos i përçaj komunat, takoji grevistët

17:42 | 05 Shtator 2022

Qeveria Kurti vazhdon të kritikohet.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i përçan komunat, duke qenë se sipas tij ai nuk po i viziton ato të cilat nuk i përkasin VV-së, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Tahiri i është drejtuar Kryeministrit Kurti duke i thënë që të takojë grevistë pasi fregmentizimi është dobësim i institucioneve të vendit.

“Sindikalistët po presin takim e dialog social”, shkruan tutje Tahiri.

Postimi i plotë:

Mos përçaj!

Sot, Kryeministri paska shkuar ne Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit.
Sindikalistët po presin takim e dialog social!

Komento: