Tahiri i nervozuar sqaron punën e “shurdhuesve”, thotë se i doli punë me një vrasës në burg në Podgoricë

12:42 | 10 November 2022

Deputeti i PDK-së ka sqaruar para deputetëve në Kuvendin e Kosovës punën e ‘shurdhuesve’ e cila u përmend nga Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

I nervozuar, deputeti i PDK-së tha se është hera e parë që ai po e tregon këtë historinë e ‘shurdhuesve’.

Tahiri tha se “duke e përmendur ju, unë e kam marrë një kërcënim të cilin e kam denoncuar në polici”.

“Dhe ne jemi njerëz dhe fyrjet e tille dhe fendimet nuk i tolerojme. Per punën e shurdhuesve, nuk e kam thënë asnjëherë, po e them qitash. Duke e përmendur ju, unë e kam marrë një kërcënim të cilin e kam denoncuar në polici. Kërcënuan gruan edhe fëmijët. Policia vjen me një raport ku thotë “e kemi identifikuar personi i cili ju ka kërcënuar, është në vuajtje të dënimi në burg në Podgoricë për organizimin e një vrasje, si rezultat i debatit për shurdhues”, sqaroi Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, se tani person që e ka kërcënuar me mesazhe, tani ndodhet në burg në Podgoricë, e siç thotë ai, këto armë janë blerë për sigurimin e Kryeministrit në atë kohë, dhe se nuk ka të bëjë asgjë me të, por ai shton se nuk do i tolerojë që me retorikën e tyre, ti kërcënohet gruaja dhe fëmijët.

“Ky është konfirmim i policisë. Pra ai është person, është një vrasës, i cili më shkruan mua nga burgu, pikërisht për punën e shurdhuesve me debatin që e bëni ju. Janë armë që janë blerë për sigurimin e kryeministrit në atë kohë, e që s’ka lidhje me mua. Prandaj, ju me këtë retorikë të cilët na i kërcënoni edhe fëmijët në shtëpi, edhe gratë, nuk kemi me ju toleru, asnjëherë. Kontaktoni policinë dhe e shihni.

Komento: