Tahiri i thotë Kurtit: Lëri nipat për dasma – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tahiri i thotë Kurtit: Lëri nipat për dasma

11:59 | 11 Qershor 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë që t’i lërë nipat për dasma, e mos t’i vendos nëpër instiucionet e vendit.

Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar që të futet në rend të ditës ratifikimi i anëtarëve të KShC-së.

“E kundërshtojmë që sot të vendoset në rend të ditës një çështje të tillë, kjo çështje duhet të kthehet në pikën zero. Mendojmë që duhet të ndalet kjo qasje Ad-Hoc”, tha ai.

Tutje, Tahiri i tha Kurtit që nëpër institucionet e Kosovës t’i vendosin profesionistët dhe jo nipat.

“Ia përkujtojmë kryeministrit, që në mesin e këtyre njerëze është edhe njëri nga nipat e juve, dhe është mrie që nipat me i lon për dasma dhe neja familjare e jo me i pru nëpër institucione të rëndësishme, sepse në fund të fundit këtë e keni propozuar edhe mbi këtë bazë keni arrit me i bind njerëzit që nipat janë institucione dhe i keni fitu zgjedhjet. Mos i bëni gabimet e njëjtë, lej nipat për dasma e neja familjare dhe bjeri profesionistët në institucionet”, tha Tahiri.

Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.

Komento: