Tahiri: Ja kush do ta pësojë nga tërheqja e ligjit për paga

23:18 | 28 Janar 2019


Besnik Tahiri është shprehur se kërkesat e mësimdhënësve dhe sektorit të shëndetësisë për rritjen e pagave janë të paligjshme dhe se nga tërheqja e ligjit për pagat, të vetmit që do ta pësojne do të jenë mësimdhënësit.

”Ju po kërkoni me tërheq ligjin”.

”20 mijë e 800 mësimdhënësve, nëse ky ligj bjen humbësit më të mëdhenjë janë mësimdhënësit”.
”Në këtë shtesë ne e kemi fut në pagën bazë. Ajo që po iu them unë juve është se policia ka insistu shtesën për me vendos pagën bazë. Mos e shihni nga kjo perspektivë”.

”Në vitin e kaluar e kemi rritur 4%, edhe në fund të këtij viti edhe në këtë rritje vijmë deri tek 25%-shi”.

”Këto kalkulime që i ka bërë kryeministri Haradinaj janë në benefit shumë të madh të mësimdhënësve. Këto janë mundësitë”.

”Keni me humb shumë mësimdhënës. Nuk kemi mund të shkojmë përtej”.

”E di që nuk është e drejtë për të bërë krahasime. Në të gjitha këto rajone jemi më mirë. Por e kemi bërë këtë potez. Kjo që po e bëni është krejtësisht jolegjitime”.

Komento: