I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Abelard Tahiri.
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka konfirmuar ftesën nga Gjykata Speciale.
Tahiri ka thënë se e ka pritur një ftesë nga Specialja.
“Para dy jave kom marrë një ftesë nga Gjykata Speciale nga prokurori i Dhomave të Specializuara në cilësinë e dëshmitarit, ka qenë e pritshme nuk me ka ardhë si habi kjo ftesë”
“Kemi pas një komunikim intenziv me Gjykatën Speciale që kemi pas dhe gjatë këtij viti, kam parë që do të ndodhë si rezultat i disa paqartësieve rreth këtyre komunikimve”, ka thënë Tahiri në Debat Plus.