Tahiri: Kosovë urime zgjedhjet, sovrani ka festë

17:03 | 22 Dhjetor 2020

Sekretari i AAK-së ka thënë që qytetarët kanë festë pas rënies së Qeverisë Hoti.

Sipas tij në çfarëdo situate kur vendimi transferohet tek qytetari, për ta është festë.

“Ishte një takim me u.d e Presidentit të vendit. Temë diskutimi ishin zgjedhjet dhe vendim i Gjykatës Kushtetuese që e detyron vendin që të shkoj në zgjedhje për 40 ditë. Diskutuam potencialisht kohën optimale që këto zgjedhje të ndodhin. Në çfarëdo situatë kur vendimi transferohet tek qytetari tek sovrani, është një festë për të gjithë ne. Kosova ka dëshmuar për stabilitet, institucional e ka dëshmuar edhe në kohë të vështira që dinë të organizojë zgjedhje dhe shpresoj që do të kalojmë mirë dhe suksesshëm”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur edhe për datën e mundshme se kur mund të ketë zgjedhje.

“Ne folëm edhe për datën se kur mund të mbahen këto zgjedhje ashtu siç e ka përcaktuar edhe Gjykata Kushtetuese, do të thotë 5 maji është një datë kur skadon edhe mandati i ushtrueses së detyrës së Presidentit. Osmani u zotua se do të vazhdojë edhe më gjatë diskutimi me partitë e tjera për këtë çështje”, ka thënë Tahiri më tutje.

Ai ka uruar qytetarët për këto zgjedhje.

“Kosovë urime zgjedhjet dhe shihemi pas zgjedhjeve në rrethana të tjera”, ka thënë ai.

Komento: