Tahiri: Kryeministri i strukur n’shpi, cili shtet është i rëndësishëm në kokën e Kurtit antiamerikan

10:52 | 08 Gusht 2024
tahiri:-kryeministri-i-strukur-n’shpi,-cili-shtet-eshte-i-rendesishem-ne-koken-e-kurtit-antiamerikan

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e Bedri Hamzës në SHBA, duke thënë se i rihapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën.

Tahiri ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se kurrë nuk e ka parë rëndësin e Amerikës për Kosovën dhe shqiptarët.

Më tej, ajo ka thënë se ende nuk dihet se cili është shteti i rëndësishmë në kokën e Kurtit, të cilin e ka quajtur antiamerikan.

“Kryeministri i strukur n’shpi, Ministrja e jashtme po ashtu- Bedri Hamza keto dite rihapi dyerte e Shtepise se Bardhe per Kosoven – po skishte si te jete ndryshe Kur per Kurtin ishte shtepi e ngjyrave tjera, ai kurr nuk e ka pare rendesine Amerikes per Kosoven dhe shqiptaret – ende sdihet cili shtet eshte i rendesishem ne koken e Kurtit antiamerikan…”, ka shkruar ajo në Facebook.

Komento: