Tahiri-Kurtit: Keni fillu me implementu Zajednicën me kompetenca ekzekutive

11:28 | 04 October 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, në vend ka filluar të implementohet Zajednica me kompetenca ekzekutive.

Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka thënë se qeveria duhet të ndal këtë hov i cili sipas tij po dëmton Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Ju kujtohet para dy jave showi i kryeministrit me ato tabela që s’i s’gjatën më shumë se dy javë. Ku përfunduam sot? Sot jemi me këto targa. Këto targa lëshohen nga qeveria e Republikës së Kosovës për Kosovën. Tashmë legale. Tashmë Qeveria e Kosovës ka pranuar që këto targa të lëshohen për Kosovën Unë si qytetarë i Kosovës kur e regjistroj veturën dhe vendosi targa, i paguaj tatim Qeverisë së Kosovës. Pra kujt i paguajnë tatim qytetarët e Kosovës që i marrin këto targa. I paguajnë Qeverisë së Serbisë. Ky është hapi i parë që keni fillu me implementu Zajednicën me kompetenca ekzekutive. Ky është dëmi më i madh që i keni bë Republikës së Kosovës. Për dy dekada nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se sa kjo që sot e kemi”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka thënë se Kurti nuk është konsultuar me opozitën e as partnerët ndërkombëtarë për vendosjen e reciprocitetit dhe se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ka sjell vendin në një situatë të cilën qytetarët nuk do ta donin.

“Dy javë mbrapa jemi në një situatë krejt tjetër. Në një situatë të cilën nuk do ta kishte dëshiruar asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës. Për dy dekada rresht qeveria e Serbisë ka lëshuar targa ilegale për qytetarët serb që jetojnë në Republikën e Kosovës. Asnjëherë nuk janë pranuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe tashme kemi pas arritur në një përfundim që këto të eliminohen të tërat. Dhe qeveria jonë arriti të përfundoj në një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme në Bruksel, marrëveshja kjo e parë e Qeverisë Kurti e arritur me Serbisë, marrëveshje e cila i legalizojë targat KM, PR, PZ e të tjera që i lëshon Qeveria e Republikës së Serbisë për qytetarët e Kosovës”, ka shtuar ai.

Komento: