Tahiri: Kuvendi duhet të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve

12:33 | 02 Maj 2024
tahiri:-kuvendi-duhet-te-mblidhet-dhe-te-diskutoje-daten-e-zgjedhjeve

Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, ka thënë se një e treta e kësaj Qeverie janë nën hetime për afera korruptive, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka theksuar ky Kuvend duhet që të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve.

“ Një e treta e kësaj Qeverie janë nën hetime për afera korruptive. 5 ministra të kësaj Qeverie  dhe një zëvendëskryeministre dhe zëvendësministre të dënuar nga kapitulli i veprave për korrupsion. Pra e gjithë kjo situatë në vendin tonë që është krijuar si rezultat i kësaj Qeverisje me nivel të lartë të korrupsionit e dëshmon edhe një herë atë që kemi kërkuar në vazhdimësi si PDK. Ky Kuvend duhet që të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve. Ku Kuvend është shndërruar edhe në një barrierë për të mbrojtur të korruptuarit në vendin tonë. Asnjëherë nuk ka pasur një Qeveri që bën rezistencë më të madhe për të themeluar Komisionet Hetimore për aferat korruptive. Këto dy raporte i kanë dhënë një goditje të madhe imazhit tonë ndërkombëtar. Pra ju bëj thirrje që sa më parë ta kemi konsensusin ta shpërndajmë këtë Kuvend dhe ta dërgojmë në zgjedhje. Ti japim vendit një Qeveri që e nxjerr vendin nga sanksionet”, ka thënë ai.

Komento: