
Besnik Tahiri, deputet dhe shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një foto të tij ku ka shkruar mes tjerash se është ‘’duke pritur që ta thërrasin sërish seancën’’.
Tahiri në postimin e tij ka shkruar edhe se ‘’këtu jemi, s’e kemi plan me u largu’’.
“Duke pritur që ta thërrasin sërish seancën, lojë e demoduar. Por, këtu jemi, se kemi plan me u largu” shkroi ai.