
Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri teksa përkujton masakrën e Reçakut që kryen forcat okupatore serbe, thekson se nuk mund të harrohet se sa e shtrenjtë ishte liria e Kosovës pas 100 vjet robërie.
“Sot 27 vjet nga Masakra e Reçakut – forcat okupatore serbe kryen gjenocid ndaj shqiptareve, ishte ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë-nuk duhet te harrojmë sa e shtrenjtë ishte liria jonë pas 100 vjet robërie. Lavdi të rënëve që me jetën e tyre paguan këtë liri që e gëzojmë sot!”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social “Facbook”.