Tahiri mbron shefin e Qeverisë: Hoti nuk i jep as “pesë pare” nëse dalim nga koalicioni

22:33 | 23 Shtator 2020

Tahiri: Hoti nuk i jep as “pesë pare” nëse dalim nga koalicioni.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka folur rreth pozicionimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai në Prime Time në Kanal10 ka thënë se AAK-ja nuk është e interesuar për prishjen e koalicionit qeveritar. Madje, Tahiri ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk i jep “pesë para” nëse AAK-ja del nga Qeveria.

“Pesë para nuk i jep Hoti që bie prej Qeverisë. Unë e di që ai nuk e ka këtë brengë. AAK nuk e ka kulturë shantazhin për rrëzimin e qeverisë”, u shpreh ai.

Theksojmë se kohëve të fundit mes partnerëve të koalicionit LDK-së dhe AAK-së ka pasur shumë mospajtime e fërkime.

LDK-ja dhe AAK-ja kanë pasur mospajtime në lidhje me rinisjen e dialogut me Serbinë e sidomos negoiciomin për çështjen e Ujmanit.

Komento: