Tahiri: Me legalizimin e targave ilegale serbe, Qeveria Kurti bëri hapin e parë në implementimin e Zajednicës

11:32 | 04 October 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë sot në Kuvend se vendimi i Qeverisë Kurti për reciprocitet me targa i pa koordinuar me askënd në Kosovë por as me partnerët strategjik ndërkombëtar, pas dy javësh rezultoi me një marrëveshje të dëmshme.

Tahiri tha se 21 vite pas luftës, Qeveria Kurti i legalizoi për herë të parë targat ilegale që i ka lëshuar për qytetet me shumicë serbe në Kosovë. (KM, PR, GL, UR…).

“Para dy jave shou i kryeministrit që nuk zgjatën më shumë se dy javë, por ku përfunduam sot. Këto targa që lëshohen sot lëshohen nga Qeveria e Srrbisë për Kosovën. Pra kujt i paguajnë këta qytetarë taksa për këto targa, pra i paguajnë Qeverisë së Serbisë. Ky është hapi i parë që po implementoni Zajednicën, për dy dekada s’ka pasur marrëveshje më të dëmshme sesa kjo që e kemi”, tha Tahiri.

Tutje deputeti i PDK-së tha se e vetmja gjë që ka ndryshuar sot është edhe një stikers për ti marrë nga 5 euro prej qytetarëve.

“Pra Vuçiq në Serbi, e Albin Kurti në Kosovë bashkë me ministrat i marrin nga 5 euro.Kjo marrëveshje është bërë nga Qeveria e Kosovës prandaj kërkojmë që të ndal këtë hap të dëmshëm, pasi po dëmton subjektivitetin tonë ndërkombëtarë. Dje ishte hera e parë që pas luftës ku u përmend Rezoluta 1244, edhe atë falë kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje e cenon sovranitetin tonë dhe e ka shti Serbinë brenda. Republika e Serbisë lëshon targa për qytetarët e Kosovës, për territorin tonë.

I kërkojmë këtyre ministrave të padijshëm të ndalin dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës”, tha ai.

Komento: