Tahiri: Në veri kemi policë sa as mos me arritë me i mbrojtë objektet e stacioneve policore

13:31 | 30 November 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se sot në veri kemi një realitet të ri.

Ai tha se në veri kemi prezencë të vogël të policisë, “kemi policë që as mos me arritë mi mbrojte objektet e stacioneve policore”, u shpreh ai.

Deputeti Tahiri tha se nuk duhet lejuar vazhdimi i një krijimi të një realiteti të ri në veri të vendit tonë.

“Fatkeqësisht sot e kemi një vend që e kemi të shtrirë sovranitetin në mënyrë të brishtë. Atje kemi policë sa as mos me arritë mi mbrojtë objektet e stacioneve policore. Qajo është prezenca e policisë tonë…Sot atje është një realitet i ri, pa institucionet tona”, u shpreh Tahiri.

“Kryeministri duhet me marrë veprime, me siguru funksionimin e plotë të gjyqësorit në atë pjesë.Të mos lejohet vazhdimi i një krijimi të një realiteti të ri në veri të vendit tonë. Të ketë veprime konkrete të Qeverisë”, u shpreh Tahiri.

Komento: