
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Jordani.
Tahiri ka shpëndarë një video nga Deti i Vdekur i Jordanisë, më saktësisht afër Izraelit dhe Palestinës.
“Banorët e kësaj toke të bekuar janë duke u ballafaquar më një konflikt dhe luftë të tmerrshme. Lutemi që kjo të përfundojë sa më shpejtë, për shkak se është duke e trazuar rajonin këtu, mirëpo edhe gjithë botën”, ka thënë Tahiri.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miq!
Jam këtu në Detin e Vdekur të Jordanisë. Në anën tjetër, siç po shihet, është Izraeli, ndërsa pjesa tjetër është Bregu Perëndimor i Palestinës.
Për momentin, banorët e kësaj toke të bekuar janë duke u ballafaquar më një konflikt dhe luftë të tmerrshme. Lutemi që kjo të përfundojë sa më shpejtë, për shkak se është duke e trazuar rajonin këtu, mirëpo edhe gjithë botën.
Ju përshëndes nga ky vend i bekuar!