Tahiri paralajmëron: Nëse nuk thirret seanca deri në 22:30, mbledhim 40 nënshkrime dhe e nisim vetë

20:40 | 07 Gusht 2026
tahiri-paralajmeron:-nese-nuk-thirret-seanca-deri-ne-22:30,-mbledhim-40-nenshkrime-dhe-e-nisim-vete

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se në rast se nuk thirret seanca konstituive deri në orën 10:30, deputetët do të ndërmarrin veprime për ta nisur atë.

Ai tha se ekziston mundësia që të mblidhen 40 nënshkrime për të proceduar me fillimin e seancës.

“Nëse nuk e thirrin seancën deri në 10:30, ne mbledhim 40 nënshkrime dhe e nisim seancën”, deklaroi Tahiri.

Ky qëndrim vjen në kohën e ngërçit politik rreth konstituimit të Kuvendit, derisa partitë ende nuk kanë arritur pajtim për hapat e mëtejmë institucionalë.

Komento: