Për aksidentin në Pestovë është deklaruar Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri i cili është shprehur se në magjistralen ku po bëhen punimet, konkretisht te rreth rrotullimi ka mungesë sinjalisitike dhe ai vë në dukje se ky mund të jetë edhe shkaktar i aksidentit me fatalitet.
‘’Është e vërtetë se në rrugën që po punohet tash nga Ministria e Infrastrukturës te ai rrethi që është bërë se mungon sinjalistika, ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja e aksidentit’’, tha Tahiri për FrontOnline.
Tahiri fajëson Ministrinë e Infrastrukturës sepse sipas tij ajo duhet të jetë më e vëmendshme dhe të respektojë ligjin e të vendosë sinjalistikë të mirëfilltë.
‘’ Ministria e infrastrukturës së pari me rastin e kryerjes ë punëve duhet të jetë më e vëmendshme dhe ta respektojë ligjin ë pari sepse ligji e detyron me vendos sinjalisitkë’’, tha Tahiri për FrontOnline.
Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri thotë se rreth rrotullimi në Pestovë është vendosur shumë shpejtë dhe është jashtë çdo standardi.
‘’ Ai rreth është vendos shumë shpejtë dhe jashtë çdo standardeve, edhe pse ndoshta ka nevojë, por po e them prapë standardet e punimeve kanë qenë jashtë standardeve ligjore dhe realisht më vjen keq kur shoh humbje të tilla të të rinjëve për shkak t pakujdesisë së institucioneve që t’i mbikëqyrin punimet siç e parasheh ligji’’, përfundon Tahiri.